Romeo dhe Xhuljeta Pritet te shfaqet ne shkurt

'Romeo dhe Xhuljeta'  Pritet te shfaqet  ne shkurt
Teatri i Metropolit do të shfaq së shpejti tragjedinë “Rome dhe Xhuljeta’ në sallën e re me 350 vende që mban emrin e Uiliam Shekspirit. Shfaqja inauguruese "Romeo dhe Xhuljeta", e cila pritet të jepet nga fillimi i shkurtit, vihet në skenë Kiço Londo. Romeo interpretohet nga Lulëzim Zeqja, Xhuljeta nga Esela Pysqyli. Përkrah tyre do të luajnë edhe aktorë të rinj si Florian Agalliu, Besmir Bitraku, Xhejni Fama dhe Adriana Tolka. Pjesa tjetër e trupës janë të rinj që sapo kanë kryer studimet në Akademinë e Arteve dhe të tjerë që kanë punuar me teatrin e fëmijëve.

20 aktorët e tragjedisë "Romeo dhe Xhuljeta" do të vishen me kostume të fundit të 1500-ës dhe fillimit të 1600-ës, krijuar nga Berina Kokona Salla e re i ngjan një kinemaje 3D, ku publiku shikon jo vetëm shfaqjen, por edhe tjetrin që ka përballë. "Shekspir" do të jetë shumë funksionale dhe është e hapur për shfaqje të cirkut, për koncerte të Ansamblit, të Orkestrës Frymore.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama