Bernarda ka pesë vajza nga mosha 21 deri në 40, të cilat ajo i ka mbrojtur, kontrolluar dhe kategorikisht i ka ndaluar të kenë lidhje dashurore. Koha e mbajtjes së zisë i izolon të bijat e saj, duke shkaktuar nëpër shtëpi një ndjesi tensioni dhe shtypjeje. Pas ritualit të mbajtjes së zisë në shtëpi, Angustia, vajza më e madhe vjen duke shokuar të gjithë të ftuarit, pasi ajo nuk ka qenë prezente në ritual. Bernarda acarrohet me të duke e akuzuar se ka dëgjuar muhabetet e burrave në oborrin Spanjoll.
Angustia ka trashëguar një shumë të vogël nga i ati i saj. Gjithashtu i shoqi i dytë i Bernardës i trashëgoi asaj një shumë të madhe parash, duke e bërë kështu një nga vajzat më të pasura në familje. Pasuria e saj tërheq një djalë të ri nga fshati i quajtur Pepe el Romano. Pasioni dhe xhelozia midis motrave rritet. Motrat e tjera mendojnë se është e padrejtë që Angustia, motra më e vjetër dhe më shëndetliga të ketë pasurinë më të madhe dhe të ketë lirinë të martohet. Në këtë mënyrë të iki larg shtëpisë së Bernardës.
Momentet e mbylljes së veprës shfaqin Bernardën shumë të shqetësuar për prishjen e reputacionit të familjes. Ajo kërkon me ngulm që të deklarohet se Adela vdiq e virgjër, e cila nuk është e tillë pasi sipas pjesës ajo takohej në fshehtësi me Pepen. "Askush nuk duhet të qajë". Interpretojnë aktorët: Bernarda - Luiza Xhuvani; Maria Hosefa - Roza Anagnosti; Angustia - Erjona Kakeli; Magdalena - Adriana Tolka; Amelia - Mirela Naska; Martiro - Ermira Hysaj; Adela - Esela Pysqyli; Poncia - Taulanta Jupi