“Femija i padukshem” eshte premiera me e re e Teatrit te Metropolit per femije, e cila shfaqet per publikun e kryeqytetit çdo te shtune, ora 10:30, ne sallen “Çehov” te ketij teatri, deri ne daten 25 qershor.
"Fëmija i padukshëm" sipas tregimit të Xhani Rodarit, vjen në këtë teatër e përshtatur nga Milena Selimi, me regji të Orina Camës .
Kjo është historia e djalit të padukshëm, ose më mirë rrëfimi për Tonin e padukshëm, ose më saktë akoma, tregimi për Tonin që një ditë shprehu një dëshirë që të bëhej i padukshëm...dhe çuditërisht ?ndodhi...Do të pyesni? Po si..
Po përse donte të bëhej i padukshëm? Interpretojnë aktorët Klodiana Keço, Aldjon Matarangasi, Ledio Janushi, Rogerta Nikolla, Florian Hoxha si dhe fëmijët Marino Zajmi, Deni Ndini dhe Klajdi Hoxha