Kur clirohej Tirana 71 vite me pare

Kur clirohej Tirana 71 vite me pare

Tirana shënon sot 71-vjetorin e çlirimit nga nazistët. Kjo foto tregon momentet e para të çlirimit. Ndërkohë, si çdo vit, sot janë bërë homazhe tek “Ushtari i Panjohur”, ku kanë qenë prezent edhe kryeparlamentari Meta dhe kryebashkiaku Veliaj.

Në fjalën e tij, Meta shprehu “nderimin më të madh” për partizanët dhe partizanet që çliruan Tiranën më 17 nëntor ’44.

“Mirënjohje edhe popullit të Tiranës për barrikadat dhe mbështetjen që u dha partizanëve. Kjo ditë përkon me kontributin që sot forcat tona të armatosura japin në luftën kundër terrorizmit. Jemi të bindur se në këtë betejë vendi i Shqipërisë është gjithnjë në krahë të forcave progresive dhe kontributi i saj nuk do të mungojë asnjëherë”, deklaroi Meta.

Në të njëjtat linja, Veliaj shprehu vlerësimet më të larta për familjlarët e atyre njerëzve që dhanë jetën për çlirimin e Tiranës. Veliaj nënvizoi se, sikundër atëherë, kur u rreshtua kundër pushtuesve edhe sot Shqipëria rreshtohet përkrah aleatëve të saj në luftën kundër terrorizmit.

“Dje Tirana ishte pranë një civilizimi që nuk pranonte shtypjen dhe barbarinë. Sot, Tirana është me Parisin, në anën e duhur të historisë. Gjithmonë kemi qenë me civilizimin e duhur. Civilizimi goditet aty ku lulëzon më shumë e për rrjedhojë edhe Tirana është një qytet vulnerabël”, tha Veliaj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama