Strakosha tradhton Veselin. E rrezon ne Serie B

Strakosha 'tradhton' Veselin. E rrezon ne 'Serie B'

Frederik Veseli do të luajë në Serinë B vitin tjetër nëse nuk largohet nga Empoli. Ishe e papritur pasi Krotone thuajse kishte prerë shpresat e qëndrimit në Serie A, por fitorja 3-1 përballë Lacios së Thoma Strakoshës e mbajti te më të mirët.

Në krahun tjetër Veseli me Empolin humbi 2-0 në Palermo duke rënë një kategori më poshtë. Më 24 mars, në Palermo, Veseli veshi fanelën e Shqipërisë ndaj axurrëve.

Dje, Veseli e ndoqi nga stoli, në një sezon ku ka qenë me luhatje për të, 17 ndeshje, pra më pak se sa gjysma.

Tashmë, e ardhmja e shqiptarit nuk dihet, edhe pse sipas kontratës duhet të qëndrojë edhe në Serinë B, por mund të ketë edhe ulje rroge.

Ka edhe një tjetër ironi fati në këtë histori. Lugano ku veseli luajti një vit më parë do të luajë në Europa League. Në anën tjetër, tri golat e pësuar nuk kanë ndikuar aspak te Strakosha, pasi Lacio kishte siguruar Europa League prej kohësh.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama