Trajneri i parë i Thomas Strakoshës tek ekipi i të rinjve të Lacios, Kristian Ferrante, tregon se si u shndërrua në një hero portieri i ri shqiptar tek ekipi i kryeqytetit italian.
I JASHTËZAKONSHËM – “Thomas arrinte në stërvitje përpara magazinierëve. Priste, i vetëm, përpara kangjellave të fushës. Në orën 8 flinte, në orën 9 të mëngjesit ishte në fushë. Ishte një punëtor i jashtëzakonshëm. I dhamë çelësat e fushës të stërvitej vetë”.
KARAKTER – “Mister, po vij… por në orën 8 do iki, pasi më duhet të stërvitem”, më thoshte. – Kishte të dhëna të mira fizike, por vështirësi të mëdha nga pikëpamja teknike dhe emotive”.
DJALI I TARES – “Për drejtorin sportiv Tare ishte një si djalë, më thoshte ta vlerësoja shumë mirë. Ishte miku i babait të tij. Në fund të periudhës së provës fola me Taren dhe vendosëm ta mbajmë”.
SHPËRTHIMI – “Është një kryevepër e Lacios dhe Inxagit, por dhe e Grixhonit, përgatitësit të portierëve”.
FILLIMET – “Viti i parë dukej i lodhur, nuk luante prej 4-5 muajsh. Më pas, vendosëm në fushë për të kuptuar dhe progresin e tij. Thomas ishte i ndërtuar për portier. Pas gabimeve të para, qante, e përjetonte keq çdo gabim të vogël”.
PIKA E FORTË – “Përulësia! Është meritë e familjes, babai i tij është një mit në Shqipëri (Fotaqi, është dhe ai portier). Mund të ishte një peshë, por u bë cilësia e tij më e mirë. Tashmë është një lojtar i kompletuar”.
LIDER – “Inxagi u tregua i zoti për ta bërë një lider, ai i pagoi besimin duke u bërë i besueshëm dhe fituar trofe. Tare e njeh mirë dh e futi gradualisht në grup dhe tani është një ‘top’. Forca e tij është qetësia”.
RAPORTI – “Për të unë kam qenë si një baba, në mëngjes ne ishim vetëm. Unë dhe ai. Kishte dëshirë t’ia dilte, të befasonte, të arrinte. Kemi mbetur shumë të lidhur, për të unë jam si baba. Është me të vërtetë një shembull për të gjithë”, – thotë Ferrante për Lazionews.com.