zjarri-ne-kruje

9 Gusht 2026

Zjarri i përmasave të mëdha në  Krujë ka vënë në lëvizje autoritetet shqiptare, duke bërë që të ndërhyjnë nga ajri me helikopter dhe një dron Bayraktar.

Operacioni për shuarjen e zjarrit ka vijuar edhe gjatë natës me strukturat e emergjencave civile dhe Forcat e Armatosura.

Në operacion janë angazhuar mbi 200 efektivë të strukturave të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura, ndërsa në terren ndodhen edhe 80 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.

Për përballimin e situatës po përdoren 21 mjete zjarrfikëse, tre helikopterë, droni Bayraktar TB2, dy dronë me kamera termike të AKMC-së, si dhe autoambulanca.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndjekur nga afër situatën në terren, duke koordinuar angazhimin e Forcave të Armatosura, strukturave të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit dhe institucioneve të tjera të emergjencave civile.

Njoftimi:

Operacionet për izolimin dhe vënien nën kontroll të zjarrit në Malin e Krujës kanë vijuar me intensitet, me angazhim të pandërprerë të strukturave të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura gjatë gjithë natës.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ndoqi nga afër situatën në terren dhe operacionin, si dhe koordinoi angazhimin e strukturave të Forcave të Armatosura, Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit dhe strukturave të tjera të emergjencave civile.

Në operacion morën pjesë mbi 200 efektivë të strukturave të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura, si dhe 80 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.

Në terren dhe nga ajri janë angazhuar:

21 mjete zjarrfikëse;
3 helikopterë;
droni Bayraktar TB2;
2 dronë me kamera termike të AKMC-së;
autoambulanca

Qendra Operacionale e Lëvizshme e AKMC-së, e dislokuar në zonë për koordinimin dhe monitorimin e operacionit.

Të gjitha strukturat vijojnë operacionin me angazhim maksimal dhe koordinim të plotë, ndërsa situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga toka dhe nga ajri.

Prioriteti i operacionit mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve, banesave dhe pronës, si dhe vënia nën kontroll e plotë e zjarrit në zonën e Krujës.