Zjarri i madh në Berat, flakët përpijnë çfarë u del para, rrezikohet edhe kabina elektrike

3 TETOR 2021

Zjarri i madh në Berat, flakët përpijnë çfarë u

Një vatër e madhe zjarri është përhapur pasditen e sotme në fshatin Duhanas të Beratit, teksa raportohet se zjarri është vendosur nga banorët e zonës për të djegur mbeturinat, por ka dalë jashtë kontrollit.

Era e fortë ka favorizuar flakët që tashmë rrezikojnë edhe nën/stacionin elektrik, ndërkohë që forca të shumta zjarrfikëse kanë mbërirtur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Zjarri vijon ende të jetë i fuqishëm, edhe pse zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë në disa zona, por ka ende disa vatra aktive në disa toka bujqësore.

Gazeta Sot