Zgjedhjet ulin Ramen ne trotuarin e Brukselit.

Nga halli replikon me gazetaren…

– 01/03/21

“Do të ishin shenja e parë (zgjedhjet) që tregon se demokracia më në fund po funksionon”, – u shpreh Komisioneri për Zgjerimin, Varhelyi, duke folur për rëndësinë e zgjedhjeve të 25 Prillit, që kanë të bëjnë edhe më ecjen e mëtejshme të integrimit, çeljes së negociatave, si dhe me konferencën e parë ndërqeveritare.

Pikërisht lidhur me këtë, gazetarja Erisa Zykaj ka pyetur zotin Borrell dhe zotin Varhelyi, nëse janë ata në dijeni të krimit elektoral në zgjedhjet e fundit në Shqipëri dhe për faktin se nuk ka ende asnjë të arrestuar apo të ndëshkuar nga Drejtësia. Zykaj gjithashtu i pyeti për një marrje garancie nga qeveria, që probleme të tilla të mos ndodhin më.

Borrell u përgjigj se lidhur me akuzat për shtblerje vote, ka një raport të Komisionit Europian, ku flitet për rëndësinë e hetimit të tyre. Po ashtu, edhe nga Këshilli Europian. Dhe shtoi se kjo është pjesë e kuadrit të bisedimeve për çeljen e negociatave. Borrel theksoi se ky është qendrimi zyrtar i Brukselit.

Varhelyi nga ana tjetër, u shpreh se deri më tani janë kryer reforma mes palëve në Tiranë, përgatitje që këto zgjedhje të jenë të mira,  dhe ka shumë garanci në këtë drejtim.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama replikoi me gazetaren Erisa Zyka, edhe pse ajo nuk ia drejtoi atij pyetjen por dy zyrtarëve të BE, duke shtuar se ka 20 persona që po hetohen për krim elektoral.

Rama vuri në dukje se ishte fantastike të shihte një aktivizëm kaq dembel nga ana e gazetares, duke mos përmendur këto raste.