Mesazhi i fortë i BE në konferencën me Ramën: – Kujdes! Listat e kandidatëve të kenë njerëz me integritet

1 MARS 2021

Pas përfundimit të takimit të XI të Këshillit të Stabilizim Asociimit mes BE-së dhe Shqipërisë, kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për mediat me Zëvendëspresidentin e Komisionit, Josep Borrell.

Gjatë fjalës së tij, zyrtari i lartë i BE, ripërsëriti thirrje që listat e kandidatëve të kenë njerëz me integrite

“Përpara se të hyjmë në hollësi. Së pari Shqipëria është partner kyç për Bashkimin Europian. Ajo është 100% në përputhshëri me vendimet e BE për çështjet e sigurisë. Kjo na jep një sinjal të qartë për përkushtimin për anëtarësimin në BE. Jeni shembull në Ballkan. Ne do vazhdojmë të ju qëndrojmë në krah në rrugëtimin drejt BE. Ne ju kemi dhënë dhe do vazhdojmë të ju japim mbështetje. Ne e përgëzuam Shqipërinë për këmbënguljen për të ecur përpara. Ne do të vazhdojmë të përgëzojmë Shqipërinë për rrugëtimin e saj drejt BE. Në kontekstin në të cilin jemi para zgjedhjeve, ne theksojmë nevojën që listat e kandidatëve të kenë njerëz me integritet. Sa u përket zgjedhjeve ne kemi edhe një mesazh për partitë politike: Integrimi europian duhet të jetë objektiv i të gjithëve. Polarizimi i skajshëm nuk i shërben vendit pasi pengon ecurinë dhe progresin e vendit. Ne presim të organizojmë konferencën e parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur pas miratimit të kuadrit negociues”, tha ai.

Mesazhi për lista të pastra, është përsëritur vazhdimisht edhe nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e cila në disa raste ka folur edhe me emra.

Gazeta SHQIP