22 Prill 2024

Nga Gazeta Sot

Në episodin e radhës së podcastit të tij, kryeministri Edi Rama ndryshe nga zakonisht, nuk ishte vetëm në rolin e intervistuesit. Në një bisedë të gjatë në fundjavë me pedagogun Mark Marku, më përgjigjet e kreut të qeverisë për herë të parë shihet një lloj tërheqjeje dhe “zbutjeje”. Z.Rama gjatë intervistës tregoi pse do një mandat të katërt qeverisës dhe u shpreh se shqiptarët duhet t’i besojnë Partisë Socialiste edhe nëse ai nuk do të jetë në krye të PS në zgjedhjet e ardhshme.

Pjesë të shkëputura nga intervista: 

Kryeministri Edi Rama: Të detyrohem një ndjesë për një arsye që nuk më bën krenar sot dhe aq më tepër që më ke nderuar me praninë këtu, por ta bëj ndjesën përpara se të bëj pyetjen: Në një moment të barrikadimeve gjatë fushatës së fundit, mos gabohem, ti ishe kandidat në Lezhë dhe unë në mitingun e Lezhës ta thoja emrin Mark Marku por me njëfarë ironie që nuk më bën krenar sot por ndërkohë kam dëshirë të të pyes për këtë, për emrin Mark Marku?!

Mark Marku: Në Mirditë zakonisht dikush merr emrin e gjyshit. Gjyshi ka pasur emrin Mark dhe është edhe një problem që shumë mirditorë por edhe shumë shqiptarë kanë në dokumentacion, që nuk mbahet një mbiemër stabël por mbiemri shkon duke u ndryshuar, për shembull Mark Marku e jo Mark Pjetër Prenga siç e kishte pasur im atë dhe po të shkoje kështu në linjë të vazhdueshme, po të respektohej e njëjta traditë, i bie që vazhdimisht ti të jesh përsëritje e mbiemrit të gjyshit. Ta kesh si mbiemër dhe kur kam ardhur në Tiranë, po themi pasi kisha botuar ciklin me poezi një mik im më tha kështu tha Mark Marku, ti qenka i ri tha, unë sa kisha mbaru gjimnazin. Unë të mendoja një 50 vjeç, 60, kështu edhe kishte edhe një përfytyrim epik që unë s’ia plotësoja fare, ishte zhgënjimi total në kuptimin dhe më tha; Pse nuk e ndërron emrin? Thashë po emri pse të ndërroj thashë se nuk e kuptoj. Po jo, tha se me këtë emër, tha do paragjykohesh e tjerë e tjerë, emrin s’kam pse ta ndërroj, thashe nuk është se më pëlqen, as s’më pëlqen se nuk ka lidhje me vetë personin emri, aq më tepër kur s’e vë vete emrin e vet, por thashë nuk mendoj thashë, pastaj thashë më duket normal thashë jam mësuar me atë, dhe do më duket sikur s’jam unë ai personi në momentin që do ta thërrasin.

Kryeministri Edi Rama: Unë po mendoj për këtë pjese sepse kur mora përgjigje pozitive, fillova të mendoj si mund të ndërtohet biseda dhe mendova që rruga më e mirë për të hyrë te pjesa më sfiduese s’po them, është që ne ta ndërtojmë një pyetje unë për ty, një pyetje ti për mua, një pyetje unë për ty, një pyetje ti për mua edhe dalim në fund, nuk e di si dalim dhe po e filloj unë me pyetjen e parë dhe pastaj të garantohem që pyetja jote e parë nuk është e lehtë. Si mund t’i besoje ti dikujt që shumë kohë më pas, edhe për ty rezultoi që nuk mund të besohej më?

Mark Marku: Pyetja: Ti do shfaqesh pas një viti në zgjedhje para shqiptarëve. Tre mandate! Me të mirat dhe të këqijat e tre mandateve por me një qeverisje të gjatë sic ka ndodhur me qeverisjen tuaj, disa probleme themelore rëndojnë, korrupsioni, emigracioni i gjeneratave të reja. Shumë probleme që krijon që qeverisje me tre mandate që është shumë. Çfarë do tu thuash shqiptarëve për mandatin e katërt? Shqetësimi është : do tu thuash kështu jemi mirë dhe vazhdojmë kështu apo do thuash : do bëjmë atë çfarë s’kemi bërë deri tani dhe çfarë do jetë gjëja që s’keni bërë

Kryeministri Edi Rama: Kështu jemi mirë dhe vazhdojmë kështu unë përgjithësisht përpiqem të mos e them asnjëherë. Unë them po, që ne mund të mos jemi më të mirët por më të mirë se ne s’ka por jo kështu jemi mirë se nëse në momentin kur them përgjithësisht duhet të jetë kështu por unë e kam kështu, në momentin kur unë mendoj që gjëja është mirë dhe ndjehem i kënaqur me gjënë unë skam më motiv kështu që në këtë aspekt nuk jam në rrezik. Besoj, shpresoj, uroj!

Është e vërtetë që ne kemi probleme patjetër se do ishte e kotë ti mohonim dhe nga ana tjetër nëse nuk i pranon problemet atëherë jo vetëm që nuk ke shans ti zgjidhësh por kthehesh në rrezik sepse problemet agravohen dhe faktikisht bëhen edhe kancerogjene te pashërueshme. Por unë besoj që ne i kemi dhënë një gjë shumë të madhe këtij vendi, besoj mundësi që nuk e ka pasur më përpara, që të ketë një drejtësi të pavarur nga pushteti politik dhe kjo është dhe arsyeja që për herë të parë ne kemi një drejtësi e cila vepron e pavarur nga pushteti politik. Se kemi pasur ministra të pushkatuar dhe më përpara dhe kanë qenë vullnet politik dhe drejtësia ka qenë pushka për ti vrarë. Kemi një moment shumë të rëndësishëm ndryshimi që sa është inkurajues aq është dhe fraxhil dhe garantimi i pa thyeshmërisë së këtij procesi për mua është i domosdoshëm.

Nga ana tjetër sigurisht që lufta me korrupsionin nuk është thjeshtë lufta e drejtësisë, është një luftë për të pasur në gjithë frontin e institucioneve një soliditet dhe një kapacitet që ia ngushton maksimalisht korrupsionit hapësirat se në fund të fundit çfarë është korrupsioni në thelb? Korrupsioni në thelb është alternativë e një shërbimi të munguar.

Alternativë e një të drejtë të mohuar, alternativë e një meritë të paplotësuar për atë që nuk e marr dot në rrugë të ligjshme dhe në rrugë të drejtë, atëherë përpiqem që ta marr duke shkuar duke paguar etj etj. Por duke qenë një alternativë pa rregulla e mungesës së rrugëve të ligjshme të garantuar për të gjithë është dhe një alternativë padrejtësie e madhe. Kështu që, për këtë arsye kjo duhet të shkojë paralel. Unë besoj që kemi bërë shumë gjëra pozitive në këtë aspekt dhe në këndvështrimin tim dhe duke iu referuar të dhënave, fakteve ne jemi sot komplet tjetër situatë në raport me çfarë ishim por kjo nuk mjafton, është krejt e pamjaftueshme dhe duhet ta ngremë shumë më tepër stekën e luftës ndaj korrupsionit në të gjithë frontin jo thjeshtë tek drejtësia por në të gjithë frontin dhe ky është, si të thuash, momenti që ma bën më tundues se çdo gjë tjetër, ose më saktë, njëri nga dy momentet dhe pozicioni në raport me mandatin e katërt, sepse në kushte tjera, nëse do të kisha bindjen që s’kam më, nuk varet më se a jam unë, a s’jam unë në krye të kësaj force politike dhe se disa gjëra si kjo ose diçka tjetër si plotësimi i atij mozaikut që i kemi nisur me imazhin e Shqipërisë, me turizmin, me ngritjen e nivelit të gjithë industrisë së turizmit do ishin garantuara në vazhdimësi, mbase nuk do të kisha nuk do të kisha më këtë tundim se në fund do ta bëj edhe një pyetje tjetër lidhur me këtë çlirimi nga kjo barra e presionit të përditshëm që ka politika më mirë, se pavarësisht se ti nuk e ke pas barrën e të qenit në një në një zyrë drejtuese, po prapë ai presioni në kokë është permanent dhe është kondicionues.

Mark Marku: A mund të vendosim pak për përgjigjen, pa komentuar, po normalisht që pozicionimin ndaj drejtësisë që keni, është shumë korrekt dhe vjen mirë që ne kemi arrit në një pikë që drejtësia funksionon pa presionin e politikës, pra është, për mua është një hap i mirë, por që nuk garanton drejtësi. Drejtësia më e madhe, thoshte një shkrimtar, është lufta për drejtësi dhe po keni në diskursin tuaj, në raport…

Kryeministri Edi Rama: Ekzakt, dhe këtu këtë u përpoqa them ndoshta, kritika ma vlen për të për të modifikuar mënyrën si e them, sepse këtë e përpiqem të them gjithë kohës që kur them që nuk është thjesht drejtësia që lufton korrupsionin, po duhet që shteti të ngrihet në një nivel ku hapësirat për korrupsion ngushtohen nga sistemi i funksionimit dhe nga mënyra se si mekanizmat funksionojnë, këtë kam parasysh. Por, nga ana tjetër dhe nuk dua të justifikohem, besoj që mund ta mbështes me argumente me fakte atë që po them. Kjo klimë ka edhe një efekt stërzmadhues të gjësë, sepse ndodh për herë të parë dhe duke ndodhur për herë të parë është shumë tërheqëse dhe normalisht të gjithë publikun është shumë më ushqyese për mediat dhe për gjithë këtë kërkimin për gjak, në thonjëza dhe për stërzmadhim të një perceptimi që sikur këtu sikur këtu gjithçka ndodh ashtu si kundër shfaqet në këto raste, po e kundërta është e vërtetë, sepse ne e kemi,  për shembull po të marrim një rast dhe nuk do të hyj në faj, të marrim se një nga zonat, po themi, ku lëviz më shumë paraja në këtë ekonomi edhe ku ka më shumë terren për korrupsionin janë prokurimet dhe nëse marrim e shohim dhe nuk diskutohet që sot e gjithë ditën ne kemi probleme me prokurimet, por nëse marrim shohin të dhënave të prokurimeve, nëse marrim shohim në vite se si ka ndryshuar gjithë legjislacioni i prokurimeve, gjë që ne na e kanë vënë në pah edhe raportet e progresit të Bashkimit Evropian, madje në raportin e progresit dhe në të dhënat e pavarura e tyre, ne jemi sot me pikët më të larta në rajon, në aspektin e konformitetit të gjithë sistemit të prokurimit publike, por kjo është gjëra anë, kjo është çfarë shkruhet në letër. Ndërsa çfarë thonë shifrat, shpërndarja e fondeve, ulja e pragut të prokurimit, pra kursimi i  parave të prokuruara si pasojë e preferencave për ofertat më të arsyeshme, janë shumë evidente. Gjithsesi e mirëkuptoj plotësisht këtë qasje edhe me siguri, përveç të tjerave,  ne duhet të shohim më mirë edhe mënyrën si ndërtojmë narrativën.

Mark Marku: Raportet me median, një lloj agresiviteti diskursiv flas, nga ana e medias, përpjekje për të de legjitimuar mediat si aktorë shumë të rëndësishëm për transparencën e qytetareve, informimin etj. Nga vjen dhe a i ke bërë një analizë? Është temë shumë e gjatë.

Edi Rama: E para njëherë unë e shoh në vazhdimësi, jo se ma bëre ti këtë pyetje, se e vërteta është që unë prej shumë kohësh jam tërhequr nga kjo. Përpiqem maksimalisht që të jem disponibël por kjo mesa duket është një njollë që më ka ngelur. E kam menduar nga vjen dhe besoj që nuk gaboj kur mendoj që për mua ka qenë e pamundur ose nuk kam qenë i aftë që të ndaj njeriun që ka qenë në atë anë për shumë vite e që i ka bërë ato luftërat e veta si ka ditur, si ka mundur, por i ka bërë, me njeriun që duke qenë në këtë anë duhet të rrijë në këtë anë e të mos bëjë kompetentin dhe për anën tjetër, pavarësisht se mund të ketë të drejtë dhe kjo është si të thuash ai konflikti në objekt brenda meje që gjatë gjithë kohës unë e kam pasur të vështirë ta menaxhoj me sa kuptoj. E dyta, që unë jam tip shumë i dhënë pas argumentit e dua patjetër të nxjerr veten fitues në një debat mirëpo nuk është e arsyeshme të angazhohesh me mediat në debat, sepse mund të angazhohesh sa të duash kur nuk je në këtë pozicion. Kur je në këtë pozicion është e pamundur që të të thuash, ti merru me argumentin, mos u merr, se unë jam kryeministër, sepse gjithsesi tjetri ndihet vetvetiu i trysnuar nga ajo çfarë ti përfaqëson. Kështu që jam përpjekur të korrigjohem sa mundem, por njolla më ka mbetur, nuk e di.