Zbulohen gjurmët e një galaktike të lashtë

20 Maji 2026
Vrojtohen ajo çka ngelur nga një galaktikë e antike e gëlltitur nga Rruga e Qumështit, galaktika pjesë e së cilës jemi ne.
Ngjarja kozmike është verfikiuar 10 miliard vite më parë, kur universi ishte ende i ri, në rreth 4 mld vitet e para të jetës.
Galaktika e quajtur Loki, ka lënë pas në 20 yje antike dhe shumë pluhur metalesh, që orbitojnë në mënyrë te pazakontë pranë diskut, që është zona qendrore e Rrugës së Qumështit e ku janë përqëndruar pjesa më e madhe e yjeve, perfshirë Diellin tonë.
Zbulimi është publikuar në revistën shkencore Monthly Notices of the Royal Astronomical Society dhe është rezultat i punës së Universitetit të Bolognas, Firenzës, Torinos e të koordinuar nga universiteti britanik i Hertfordshire.
Të dhënat ku është zbuluar dhe firma kimike e këtyre 20 yjeve antike, pjesë e dikurshme e Lokit, janë analizuar me Teleskopin Canada-France-Hawai i pozicionuar në majë të vullkanit Mauna Kea në Hawai .
Disa prej tyre lëvizin në të njëjtin drejtim të Rrugës së Qumështit, ndërsa disa orbitojnë plotësisht në të kundërt.
Që këtu është rindërtuar në kompjuter historiku i tyre, dhe rezulton se galaktika Loki u gëlltit nga Rruga e Qumështit ende shumë e re në moshë rreth 10 mld vite më parë, kur ende nuk ishte as e stabilizuar në një diskt rrotullues.
