
“Vota jote nuk ka çmim”. – Ambasada amerikane mesazh për qytetarët 2 ditë para zgjedhjeve: – Vendos për të ardhmen tënde
9 Maji 2025
Dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përcjellë një mesazh për qytetarët shqiptarë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada thekson rëndësinë e votës si një mjet për të ndikuar në të ardhmen. “Vota jote nuk ka çmim”, është thirrja drejtuar çdo qytetari me të drejtë vote.
Postimi i ambasadës amerikane në Tiranë:
Vota jote është zëri yt. Vota jote është e ardhmja jote. Vota jote nuk ka çmim.