Vendimi kundër dekretit të Metës nga Kolegji Zgjedhor, raporti i OSBE: – Gjyqtarët të ndikuar nga…

4 shtator 2019

Në Raportin përfundimtar të OSBE-së për votimet e 30 qershorit, thuhet midis të tjerash, se Kolegji Zgjedhor ishte në presionin e procesit të vettingut në vendimmarrjen e tij.

“Ndërsa gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor gëzojnë imunitet dhe nuk mund të jenë subjekt i procedurave disiplinore gjatë gjithë afatit për të cilin Kolegji është i konstituuar, ata i nënshtrohen “procesit të vettingut” në vazhdim, i cili mund të ndikojë në sigurinë e mandatit të tyre dhe në këtë mënyrë të ndikojë potencialisht në pavarësinë e tyre”, thuhet në raportin e OSBE-së.

Raporti lë të kuptosh se Kolegji Zgjedhor u ndikua për të lënë në fuqi datën 30 qershor, duke vendosur kështu kundër dekretit të ri të Presidentit Ilir Meta?

Gjithashtu, në raport cilësohet i paligjshëm vendimi i qeverisë për të mos publikuar në Fletoren Zyrtare të dekretit të Presidentit Ilir Meta për 13 tetorin si datë zgjedhjesh.

“Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 13 Tetor si ditë të zgjedhjeve lokale nuk u publikua në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, edhe pse publikimi i këtij akti të nxjerrë nga Presidenti i Republikës është i detyrueshëm nga ligji”, thuhet në raport.

Gazeta Panorama