12 Gusht 2026

Një vatër e re zjarri është aktivizuar pranë lagjes Bllojë në Krujë, duke shkaktuar përhapjen e flakëve në një zonë me bimësi.

Sipas informacioneve, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, efektivë ushtarakë dhe një helikopter, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Aktualisht nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për banesat, ndërsa situata po monitorohet nga autoritetet.

Era po favorizon përhapjen e flakëve, duke e bërë ndërhyrjen më të vështirë dhe duke rritur rrezikun e përhapjes së zjarrit në sipërfaqe të tjera.