Vatër e madhe zjarri në Llaman, Himarë, era favorizon përhapjen

13 Korrik 2026
Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë pasditen e kësaj të hënë zonën e Llamanit në Himarë.
Siç vihet re edhe nga pamjet, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të gjerë.
Ndërkohë, flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era e fortë.
Nuk dihet eshte e qellimshme apo zjarr aksidental.
Nuk dihet ende nëse ka nisur ndërhyrje për neutralizimin e flakëve apo dëmet e deritanishme nga zjarri.
