Gjykata e Durrësit rrëzon kërkesën e Bashkisë për vazhdimin e punimeve në ndërtimin e “Valeria”

22 Shtator 2025

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, pas përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore, ka lënë sot ambientet e Spitalit të Durrësit dhe është dërguar në qelinë e burgut ku i kanë mbetur për të kryer dhe 6 ditë nga dënimi. Dako u kthye në qeli pas vendimit të dhënë nga Apeli i GJKKO-së më 16 shtator ku u dënua me 2 vite e 8 muaj burg.

Sipas avokatit të tij, Vangjush Dako do të qëndrojë në qeli vetëm për 6 ditë, pasi sipas përllogaritjeve atij i mbaron dënimi më 27 shator. Dako u shtrua në repartin e Sëmundjeve Infektive nën mbikëqyrjen e Forcës së Policisë së Burgjeve, për shkak të problemeve shëndetësore, pasi mësohet se vuan nga aritmia, ankthi dhe hernia diskale.

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2.8 vite burg, ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin e Vangjush Dakos me 4 vite burg për “shpërdorim detyre” në dy raste. Ndërkohë për shkak të gjykimit të shkurtuar Vangjush Dako u dënua me 2.8 vite burg. Fatmir Ejupi, Fiqiri Farruku dhe Ardian Bulku po ashtu u dënuan me 2 vite burg, por GJKKO e konvertoi dënimin e tyre me shërbim prove.

Vangjush Dako Armiku i Arkeologjise

Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste. Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë. Ai u arrestua në muajin qershor të vitit 2023 me urdhër të SPAK dhe u la i lirë në shkurt të këtij viti, pasi Prokuroria e Posaçme nuk arriti të përfundojë hetimet brenda afateve.