Uzurpimi i malit Tomorr nga abrahamizmi – (The Abrahamic Usurpation of Mount Tomorr)

[Uzurpimi i malit Tomorr nga abrahamizmi – The Abrahamic Usurpation of Mount Tomorr]

Si Krishterimi ashtu edhe Islami kane shkaterruar shume elemente nga doket tona te lashta dhe botekuptimi yne origjinal. Por nuk mund ta shtypnin dhe c’rrenjosnin totalisht besimin tone te lashte, dhe cka nuk mund ta c’rrenjosnin, e paraqiten si dicka te tyren. Komunizmi perdor te njejtat metoda.

Kontrolli i Islamit mbi pelegrinazhin e malit Tomorr eshte me shume nje uzurpim i nje vendi te shenjte dedikuar ndaj perendise Indo-Evropiane te qiellit se sa nje rast sinkretizmi. Adhurimi i Zeusit nga Trojanet ne majen e malit Ida ne Iliade ka shume ngjashmeri me pelegrinazhin e shqiptareve ne malin Tomorr, edhe me shume kur mendon per fisin ilir te dardaneve me paraardhesin mitik te Trojes, Dardanusin.

Islami ka nje histori uzurpimi pelegrinazhesh pagane, duke filluar qe nga Meka, per te mos thene zakonet shkaterrimtare. Ka demtuar shume vende ne Atdheun tone, si varrin e Skenderbeut, dhe ka vene xhami kudo, si shenja triumfi mbi nje toke te pushtuar. Por imamet islamike nuk mund te ndalonin shqiptaret se beri pelegrinazh ne malin Tomorr, ku nderuar zotin e qiellit te quajtur Zot, Zojz, Zis apo edhe Baba Tomorr (nje eufemizem, per te parandaluar persekutimet abrahamike) me sakrifica kafshesh.

Sot e kesaj dite, pelegrinazhi i malit Tomorr lidhet me Bektashizmin, qe eshte prapeseprape nje dege e Islamit. Autori Mentor Mustafa thekson se “[…] shenjtesia e vendit perforcohet nga prania e muslimaneve sunite, ashtu edhe bektashinj, qe edhe pse nuk bien dakort ne gjera te tjera, bien dakort qe ky vend eshte i shenjte ne Islam”. Pra, mali shihet si nje vend i mirefillte islamik, dhe gati gati zevendeson edhe pelegrinazhin ne Meke (nje nga 5 shtyllat e Islamit) nese behet 3 here. Per me teper, universalizmi i Islamit hap dyert per kedo qe vjen ne malin Tomorr edhe pse nuk kane lidhje me vendin ne te cilin ndodhet ai mal.

Kemi permendur Bektashizmin: duke qene nje rend Sufist i lidhur me eliten jenicere te ushtrise osmane (shumica prej te cileve evropiane te konvertuar), Bektashizmi ka ruajtur nen petkun islamik elemente ezoterike nga Ballkani i lashte dhe nga feja pagane shqiptare. Prandaj nje pelegrinazh pagan ne malin Tomorr eshte bere praktike bektashiane. Kleri bektashi ama e lidh pelegrinazhin me legjenden e Abbas Aliut: ai ishte flamurmbajtesi ne Betejen e Karbalas, dhe nje pasardhes i profetit Muhamet. Kur ra martir, shpirti i tij mendohet te kete vajtur tek maja e malit shqiptar, ku gjenden varri dhe faltorja e tij. Shtojne edhe qe nje baba bektashian, qe vajti ne Karbala (sot ne Irak) dhe solli me vete nje grusht toke qe e derdhi mbi majen e malit. Pavaresisht ketyre legjendave, pelegrinazhi shqiptar ne malin Tomorr eshte me shume pagan se sa islamik. Per paraardhesit pagane shqiptare, nuk kishte nevoje per shtimin e dheut te huaj ne dheun tone per ta shenjteruar.

Sidoqofte, shumica e shqiptareve i sfidojne historite pafund te klerit bektashian per shenjtesine e faltores muslimane aty, qe tregon aftesine e tyre per te pare pertej uzurpimit islamik te malit Tomorr dhe per tu rilidhur me tendencen e natyrshme pagane. Shumica e pelegrineve thone qe “shkojne aty dhe ndezin nje qiri, dhe nuk bejne asgje me shume”. Edhe pse qiriu tregon nje lloj sinkretizmi me uzurpimin e meparshem te krishtere te malit Tomorr, forma origjinale mund te kete qene pishtari i ndezur pagan. Nje mbetje tjeter nga doket tona me te lashta eshte sakrifica e deles, e bere gati njesoj si ne antikitet. Per me teper, detyra e Babait ndaj mikpritjes ne teqene e tij ka te beje me konceptin e mikpritjes se zotave, gjendur ne te gjitha traditat Indo Evropiane dhe e trupezuar tek Zeusi Xenius apo Odini i maskuar si nje udhetar, dhe ne detyren e shenjte shqiptare te mikpritjes, e cila ka rrenje pagane (sipas studimeve nga akademiku japonez Kazuhiko Yamamoto) me shume se sa rrenje islamike.

Per te kuptuar me mire devotshmerine shqiptare ndaj malit Tomorr, duhet te shikojme tek Iliada. Zeusi ka nje simpati te thelle per Trojanet dhe perpiqet t’i mbroje. Kjo shpjegohet nga celebrimet e trojaneve ne malin Ida, ku bejne shume sakrifica per te nderuar Zusin. Per me teper, Zeusi ka nje familjaritet me Dardanusin dhe popullin e tij qe e tejkalone simpatine qe mund te kete per mbreterit e tjere greke, sipas akademikut Michel Wronoff. Mali Ida eshte mali me i shenjte i Zeusit, dhe Michel Woronoff shton qe kulti i tij atje as nuk kishte nevoje per ndonje statuje apo perfaqesues tjeter te hyjnise.Gjith keto elemente kan ngjashmeri me kultin shqiptar ne malin Tomorr, dhe lidhja behet edhe ma e fort kur dihet ngjasmerija etnike mes Dardanve te Iliades dhe fisit ilir te Dardanve, dhe po ashtu mibsoterimin dhe popullariteti i Zeusit ne Epir.Per me teper, lidhja etimilogjike mes malit Tomorr dhe malit Tomarosafer Dodones tregon qe ka patur nje vazhdimesi pagane ketu qe eshte gjalle edhe sot.

Uzurpimi me i fundit i malit Tomorr ka ndodhur ne kohen e komunizmit. Komunistet e riquajten majen me te larte veriore te malit “Cuka Partizan” per te lene shenjen e tyre atje. Ky akt nenvizon edhe njehere lidhjen mes kulteve abrahamike dhe komunizmit: nuk kane tolerance per shprehjet e identitetit vetjak dhe ndryshojne imazhin e asaj cka nuk mund te shtypin.

Si perfundim, poshte siperfaqes te uzurpimit islamik te malit Tomorr, eshte ende vendi me i shenjte i shqiperise dhe kete gje shqiptaret e ndjejne ne menyre instinktive. Uzurpimi ketu konsiston ne mbajtjen e dokrrave islamike rreth saj dhe duke i dhene ‘shenjtesi’ nepermjes perzierjes me dheun e pavlere te Lindjes se Mesme. Pas piktures se Abas Aliut fshihet Ati Qiellor i lashte dhe indo-evropian te cilin e celebrojme edhe sot ne maje te malit ashtu si paraardhesit tone ne Antikitet.

Nga Erion Kastrati