Ura e Kollorcës

Ura e Kollorcës ndodhet mbi Lumin e Thatë, degë e lumit Drino, në dalje të Gjirokastrës, buzë rrugës kombëtare për në Kakavijë dhe Sarandë. Ajo është një ndër urat e mëdha prej guri të ndërtuara në Shqipëri dhe ka qenë pjesë e rrugës mesjetare që lidhte Gjirokastrën me Libohovën dhe më tej me Zagori-Pogonin, me Përmetin dhe me Konicën. Me një gjatësi prej 103 metrash, ajo ngrihet mbi pesë qemere dhe katër dritare ndërmjet tyre pë kalimin e ujit. Kalldrëmi i urës është i mbrojtur prej parapetit elegant dhe të gurtë, të lidhur në mënyrë të qëndrueshme me urën.

Prof. Dr. Valter Shtylla