8 Shtator 2026

Gazetari Shpend Gashi, i cili u shoqërua gjatë protestës së zhvilluar para Parlamentit, është liruar pas disa orësh.

Gashi është liruar nga Komisariati nr. 6 i Policisë së Tiranës, ku ishte shoqëruar pas tensioneve të krijuara gjatë protestës, bashkë me kreun e partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

Gashi dhe Lapaj bënë edhe një reagim nga komisariati, ku përmes një videomesazhi i bënë thirrje qytetarëve të vijojnë protestën.

“Qëndroni të bashkuar!”, është thirrja e tyre drejtuar protestuesve dhe qytetarëve.

Duke iu referuar shoqërimit nga policia, Lapaj dhe Gashi e kanë cilësuar me ironi situatën si një “dekoratë” të dhënë nga kryeministri Edi Rama, ndërsa i kanë thënë kreut që qeverisë duke i thënë “Rame, kur të japësh dorëheqje, ishalla të trajtojnë siç na trajton ti neve”.

lapaj

Adriatik Lapaj: Për të gjithë ata që janë në merak. E mo Shpend! Përshëndetje

Shpend Gashi: Ta them tamam, sinqerisht, në ditë të vështira duken miqtë, që ke ardhur pas meje. Ke ardh pas meje, je lëshuar.

Adriatik Lapaj: Leri ato tani! Ej çuna goca, qëndroni bashkë. Forca atje jashtë!

Shpend Gashi: Nuk na ndan asgjë bashkë, asnjë lloj mentaliteti, por qëndroni bashkë. Nuk kemi gjë kundër policinë, por Rama na dha sot një dekoratë. Më tha dekoratë. Rame, kur të japësh dorëheqje, ishalla të trajtojnë siç na trajton ti neve!