30 Tetor 2022

Dhjetëra njerëz kanë pësuar sulm në zemër pasi janë shtypur nga turma e madhe në festivalin e “Halloweenit” në Seul të Koresë së Jugut, raporton BBC, duke theksuar se zyrtarë të shërbimeve emergjente kanë bërë të ditur se rreth 100 njerëz janë plagosur. 

Sipas ekipeve emergjente, janë raportuar 81 raste të “mungesës së frymëmarrjes” për shkak të turmës së madhe që ishin mbledhur për të festuar ngjarjet e “Halloweenit”, për herë të parë pa maska që nga nisja e pandemisë.

Pamjet kanë treguar shumë qytetarë që trajtoheshin nga ekipet emergjente nëpër rrugë. Rrugët e Seulit ishin të stërmbushura nga njerëzit që festonin “Natën e Shtrigave”.

Sioas njoftimrve te fundit  120 eshte numerii të vdekurve nga stampedo në ndejën e “Natës së Shtrigave” në Seul të Koresë së Jugut.