Trondit me deklaratën pedagogia: Po e bëj publike për herë të parë! – Rama më ka kërcënuar…

4 PRILL 2021

Pedagogia Ilirjana Kuçana ka bërë një denoncim të fortë gjatë një bashkëbisedimi me kryedemokratin Lulzim Basha në Durrës.

Ajo tha se është “kërcënuar nga Edi Rama dhe bandat e tij”.

“Unë jam pedagoge prej një dekade, po e bëj publike për herë të parë përse u jam bashkuar; jam kërcënuar nga kryeministri i vendit Edi Rama dhe bandat e tij kur kam ngritur zërin për studentët.

Kam dalë t’i bashkohem ndryshimit. Kolegët e mi kërkojnë ndryshim. Ndoshta për shkak të punës, për shkak të presioneve, nuk dalin në ekran ta thonë, por janë në krahun tuaj” tha Ilirjana Kuçana.

Gazeta Sot