
Tom Doshi: – Benet Beci është i infiltruar i Sali Berishës. – Pas zgjedhjeve do të shkojë në burg
3 Maji 2025
Nga: Gazeta Panorama
Kryetari i PSD, Tom Doshi ka hedhur akuza ndaj kryetarit të bashkisë Shkodër, Benet Beci se po u bën presione qytetarëve me ndihmë ekonomike.
Tom Doshi pretendoi se Benet Beci është një i infiltruar i Sali Berishës, duke shtuar se “është nën siglën e PS, por bën punën e PD”.
Kreu i PSD-së deklaroi se kryebashkiaku i Shkodrës pas zgjedhjeve do të shkojë në burg, ndaj i kërkoi socialistëve të votojnë partinë e tij.
“Benet Beci u bën presion njerëzve me ndihmë sociale që po nuk votuat PS do t’ua heqim ndihëm.
Është një i infiltruar i Sali Berishës. Në Bashki s’kemi asnjë drejtor socialist, kanë ardhur të gjithë nga PD. I bëj thirrje socialistëve të votojnë PSD pasi pas zgjedhjeve Benet Beci do të shkojë në burg. Beneti është nën siglën e PS, por bën punën e PD”, deklaroi Tom Doshi.