26 Tetor 2022

Një situatë sa e pazakontë ka ndodhur të mërkurën në Gjakovë, gjatë një ndeshjeje basketbolli mes skuadrës  Vëllaznmi dhe Trepça.

Teksa spikeri i pallatiti të sportit  bëri thirrje që të këndohej hymni i Kosovës, nisën një lumë vërshëllimash, në shenjë refuzimi të tij.

Kjo jo sepse tifozët nuk duan vendin e tyre, por e kundërta.

Të dy tifogrupet nisën të këndonin Hymnin Kombëtar, duke dhuruar një moment  emocionues.

Edhe baksetbollistët në parket u detyruan të ndërronin Hymnin, duke kënduar atë kombëtar.

Gazeta Shqip