8 Mars 2023

Pensionistët nuk do të kenë paketë të re mbështëtje financiare nga qeveria.

Rritja e çmimeve për ta do të përballohet vetëm më indeksimin e pensioneve që ka nisur të diskutohet në qeveri.

Për këtë ministrja e financave Delina Ibrahimaj shton se po diskutohet masa e shtesës që do të jepet

“Sa u përket pensioneve kemi në politikë të konsoliduar për indeksimin e pensioneve në bazë të inflacionit. Gjatë vitit të kaluar u indeksuan dy herë. Për momentin nuk kemi përcaktuar një politikë të dhënies së shpërblimit të menjëhershëm në prill,” tha Ibrahimaj.

Në mbledhjen e qeverisë është vendosur edhe rikthimi në detyrë e punonjësve të policisë së burgjeve që janë larguar më parë me dorëheqje.

Por nga ky process përjashtohen ata që kanë marrë masa disiplinore.

Nga OraNews