‘Tepër sekrete’, Klodiana Lala: – SPAK ka kërkuar dokumente që mbahen në arkivin e Kuvendit

21 Nentor 2025
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se SPAK ka kërkuar dokumente që mbahen në arkivin e Kuvendit dhe janë sekrete për çështjen e 21 Janarit.
E ftuar në një studio televizive, gazetarja Klodiana Lala tha se kanë të bëjnë me vëzhgime apo përgjime, që lidhen me zhvillimet para, gjatë dhe pas protestës së 21 janarit.
Ajo ka bërë me dije se shkresa është tepër sekrete pasi preket siguria kombëtare.
Sipas gazetares, hetuesit kanë vlerësuar se janë shumë të rëndësishme për procesin, për të kuptuar si u organizua protesta, a kishin orientime për akte dhune, dhe çfarë ndodhi brenda Kryeministrisë që u qëllua në drejtim të protestuesve.
“SPAK ka kërkuar dokumente që mbahen në arkivin e Kuvendit dhe janë sekret. Ka të bëjë me vëzhgime apo përgjime, që lidhen me zhvillimet para, gjatë dhe pas protestës së 21 janarit. Shkresa është “tepër sekret”. Kuvendi do ta kthejë po kështu, me logon “tepër sekret”, pasi preket siguria kombëtare. Hetuesit kanë vlerësuar se janë shumë të rëndësishme për procesin, për të kuptuar si u organizua protesta, a kishin orientime për akte dhune, dhe çfarë ndodhi brenda Kryeministrisë që u qëllua në drejtim të protestuesve.

21 janar
Për shkak të hetimit penal, prevalon hetimi dhe sipas përcaktimit të GJEDNJ, është thënë vrasje shtetërore, pra prek nivele të larta, ndoshta nuk e detyron dot SPAK Kuvendin, por e ka kërkuar, duhet parë se si do të vijojë.
Mund të ndodhë që Kuvendi nuk i deklasifikon, i takon Kuvendit nëse ia vë në dispozicion prokurorisë”, tha ndër të tjera Lala.
