Teatri Kombëtar; – Kushtetuesja pranon kërkesën e Metës për gjykim

– 16/07/20

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shqyrtojë ankimimin që Presidenti Ilir Meta i bëri vendimit të Këshillit të Ministrave, për kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Kjo kërkesë është bërë më 14 maj, ndërkohë që shembja e godinës së Tetrit Kombëtar u bë 3 ditë më pas, më 17 maj.

Tashmë, Gjykata Kushtetuese do të vendosë nëse kalimi në pronësi të Bashkisë i godinës së teatrit është i ligjshëm ose jo, e po ashtu edhe shembja e godinës që pati kundërshtime të forta.

Kjo është kërkesa e dytë që është çuar në Kushtetuese nga Presidenti Meta për teatrin kombëtar pas ligjit të posaçëm për shembjen e godinës. Këto dy ankimime do të shqyrtohen në momentin që Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale.