Të moshuarit rebelë… thonë lajmet.. ç’hipokrizi.. ?!

Nga: Brizida GjikondiU kujtuat Ju për të moshuarit, Ju që edhe tani skeni hallin e tyre por tuajin..
Në 30 vjet i keni trajtuar si mos më keq, pensionet e tyre janë më poshtërueset në rajon pale në Evropë, në vënd të ilaceve ju keni dhënë gëlqere mafioze, u rropatën gjithë jetën e tyre për ta kthyer Shqipërinë në aset, aset të cilin e gëzojnë më të korruptuarit sharlatanë.
Të moshuarit shqiptarë janë 1000 herë më të lexuar dhe zgjuar se bijtë e tyre, prandaj kujdes kur flisni për ta dhe i trajtoni si barrë dhe si torollakë.
Kini parasysh që si e moshuara dhe e nderuara Luljeta Bozo që prozhektorët e nxorrën në pah kur ra tërmeti, ka me mijëra dhe në cdo fushë. Po ata sot heshtin, Shqipëria nuk është më e tyrja, por as e juaja. Ke me qindra të moshuar intelektualë të spikatur që zvarriten në kushtet ekstreme të mbijetesës, të cilët nusja thonjë ngjitur dhe buzë fryrë i ka flakur në Azil ose i ka mbyllur mes rreckash në qoshe të shtëpisë pasi i ka pushtuar shtëpinë që ai me gjak dhe djersë ka arritur të ketë si të vetmen pasuri të një jete plot sakrifica dhe idealizma (idealizma shpesh të përdorura dhe nëpërkëmbura nga politika).
Atyre koronavirusi ju duket lule përballë mosmirënjohjes, ata janë Bibloteka dhe Akademi të injoruara në 30 vjet, ata tallen në heshtje me ne dhe vdekjen e tyre fizike, im atë nëse do ish gjallë, si lab 100 karatsh që ishte do tallej me këtë historinë e mbylljes me detyrim në shtëpi… do çapitej nëpër qytet, do blinte qumshtin dhe pak bukë… dhe do i kthehej librave të tij.. si gati të gjithë moshatarët e tij.. po ai nuk është më, edhe moshtarët e tij që frymojnë mbi tokë.. zëre se nuk janë, mosmirënjohja dhe injorimi i bijëve të tyre fodullë dhe injorantë ka 30 vjet që i vret pa rreshtur.. dhe dikur thuhej se një i moshuar që vdes është si një Biblotekë që digjet….


Ndoshta nga që të dy prindërit si kam më, sa herë shoh të moshuar nëpër rrugë më shtrëngon zemra, më mbushen sytë… por hesht.. ata për atë kanë nevojë.. jo për pallavra dhe hipokrizi.Nga Nga FB:  Brizida Gjikondi