Të kujt janë 400 mln euro të bllokuara? Çollaku: – Cilët janë familjarët e Ramës që po vëzhgohen për transferta parash.

20 Korrik 2026
Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon, foli për zhvillimet e fundit dhe deklaratat e sotme të eurodeputetit çek Tomáš Zdechovský të dhëna ekskluzivisht në emisionin e mengjesit ‘Kafe Shqeto’, në SYRI TV, lidhur me pasuritë dhe transfertat financiare jashtë vendit të familjarëve të Edi Ramës.
Çollaku u ndal te një shkrim i zgjeruar i ish-kandidatit për ambasador të SHBA-së, i cili sipas tij kishte në fokus situatën e drejtësisë shqiptare dhe pritshmëritë për rezultatet e reformës në drejtësi.
Duke komentuar deklaratat e një europarlamentari për lëvizje financiare jashtë vendit, Çollaku përmendi disa persona që, sipas tij, janë pjesë e vëzhgimeve dhe diskutimeve publike. Sipas Çollakut, fokusi është vendosur te këta individë, por ai shtoi se në diskutime mund të përfshihen edhe persona të tjerë të rrethit familjar.
‘Ishte një shkrim i zgjeruar i ish-kandidatit për ambasador të SHBA që fokusin e kishte te drejtësia shqiptare. Është investuar që kjo drejtësi të ketë rezultat thotë, dhe ata nuk duhet të presin kaq gjatë.
I referohej edhe çështjes së Zvërnecit ndër të tjera. Këto janë pretendime, dhe këto pretendime do të marrin përgjigje zyrtare. Dhe ka shumë, ka shumë gjëra e thekson, që kjo drejtësi e shumë investuar nga SHBA duhet të japë përgjigje.
Por për të dalë te deklarata e europarlamentarit. Kush janë familjarët e Edi Ramës për të cilët mendohet se kanë çuar para jashtë? Olsi Rama, Linda Rama, dhe Rea, vajza e bashkëshortes së kryeministrit, e cila del në shumë punë që fiton me të huaj me vendas.
Tani, ky vëzhgim mbi këta individë është përqendruar. Këta janë familjarët e Ramës. Mund të jetë edhe baxhanaku, një histori, brezi i dytë apo brezi i parë.
Edhe këtu ka shumë të dhëna se nga vjen presioni. Unë i kujtoj raportin e rrjedhur në 2 shtator 2015 të OSBE-së, ku thuheshin gjëra ashiqare, që Edi Rama ka 200 milionë euro të cilat i pastron nëpërmjet të vëllait në SHBA.
Në 2015-ën pra, para 11 vitesh. Sa është trashur 200 milionëshi? E këtu shërbimet kanë ndjekur goxha transferta dhe janë bllokuar. Unë e kam përmendur këtu edhe para një muaji, një transfertë 400 milionë euroshe e bllokuar diku, që vërtitej rreth këtij oborri.’ u shpreh ndër të tjera, gazetari Basir Çollaku.
