Të fshehtat e marrëveshjes së detit me Greqinë/ Top News publikon Hartat Sekrete të CIA-s

7 SHTATOR 2021

Në emisionin e sotëm Zona Zero të drejtuar nga Thimi Samarxhi në Top News, u diskutua për marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Gjatë diskutimit në studio u publikuan edhe disa harta sekrete të CIA-s. Juristi Jordan Daci u shpreh se gjëja e parë që duhet të bëjmë ne është të përjashtojmë se çfarë është bërë me atë marrëveshje. Duhet ta fillojmë nga 0, me hartat e vjetra, dhe ato të CIA-s.

“Studiuesit më të mirë sot janë grekë. Po të marrim radhën e historisë, thuhet se vija kalon mes për mes kanalit të Korfuzit, ne duhet të përcaktojmë zonën e shfrytëzimit ekonomik, në atë pjesë të trekëndëshit Shqipëri, Greqi, Itali. Problemi ka ardhur nga një guri, barketa që quhet që ka marrë statusin e kontinentit. Vija bazë ku fillon kufiri i detit nuk e përfshin gjirin historik të Sarandës. Aty janë marrë disa harta, atlaset e mbretërisë së Norvegjisë, janë bërë akte ekspertimi kur kanë qenë admiralët e Norvegjisë. E gjitha u bë për të mësuar nëse incidenti ndodhi brenda territorit tonë, apo territorin grek. Prandaj ato lekë duhet t’i paguante Greqia.

Ne kemi një bazë juridike, palët tona duhet që dosjen e Hagës ta kenë përpara dhe ta studiojnë faqe për faqe. Gjëja e parë që duhet të bëjmë ne është të përjashtojmë se çfarë është bërë me atë marrëveshje. Duhet ta fillojmë nga 0, me hartat e vjetra, dhe ato të CIA-s,” tha Daci.

“Xhaçka do kontraktojë ekspertë të huaj, me asistencë ndërkombëtare që do studiojnë dosjen që do shkojë në Hagë,” shtoi moderatori Samarxhi.

Gazeta Shqip