Të enjten seanca e fundit plenare, protestuesit lënë pankartën në bulevard per datën e tubimit para Kuvendit

Posteri i Protestes para Kuvendi 23 Korrik
20 Korrik 2026
Në ditën e 51-të të tubimit, protestuesit kanë lënë një shënim në rrugët e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Ashtu siç e kishin paralajmëruar, ata kanë shkruar në rrugë datën 23 korrik, ditë në të cilën do të zhvillojnë protestën jashtë dyerve të Kuvendit, ku do të mbahet seanca e fundit plenare.
Më herët gjatë paradites, disa protestues ishin të pranishëm te Kuvendi, aty ku po mbahej seanca plenare.
Ata kishin paralajmëruar një protestë paqësore, por goditën makinat e Gardës dhe deputetëve me vezë me emrin e tyre.
