
Të burgosurve politikë u jepej mish i infektuar nga sëmundjet, zbulohet dokumenti sekret i dhjetorit ’76: – Në kooperativën e Oroshit ngordhën 92 keca dhe u dërguan në kampin e Spaçit, pasi…
22 Shtator 2025
Nga Gazeta Panorama
DOKUMENTI ARKIVOR SEKRET ME KOMUNIKATËN OPERATIVE TË 3 DHJETOR 1976, FIRMOSUR NGA OFICERI DREJTIMIT PILO SHANTO
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË
S E K R E T
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
Ekzemplar Nr. 3
DEGA E PËRGJITHSHME
Tiranë, më 2,12.1076
KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 283
R R Ë S H E N I
Më 29 dhe 30.11.1976, në kooperativën bujqësore Orosh, sektori Mashterkorit, ngordhën 13 keca dhe 92 të tjerë u dërguan në repartin 303 në Spaç, për therje të sforcuar, pasi nuk kishte mundësi shpëtimi.
Grupi operativ konstatoi se, nga trajtimi i keq i tyre, mbi 70 % e tufës është dobësuar dhe pesha mesatare e çdo keci, është 3.5 kg.
Ky trajtim ka filluar qysh nga shkëputja e tufës nga qumështi, duke kaluar në bronkopneumoni.
Çështja ndiqet.
KRYETARI I DEGËS SË PËRGJITHSHME
PILO SHANTO
/ Memorie.al Nga Dashnor Kaloçi