26 Mars 2024

“Maja e Murgës”, 20 km nga Puka, është kthyer në destinacionin më të ri turistik, duke tërhequr vëmendjen e shumë turistëve vendas e të huaj.

Këto janë pamjet e shperndara në rrjetet sociale, pamje nga Maja e Murgës në Pukë, e ndodhur në 600 metra lartësi mbi nivelin e detit.

“Tablo e pranverës ashtu siç vetëm natyra di t’i kombinojë me ngjyrat më të bukura në stanet e Murgës në Pukë”.

Maja e Murgës është një ndër destinacionet turistike që ofron Puka.

Kjo hapësirë është tepër tërheqëse për të apasionuarit pas natyrës, malit, alpinizmit, lartësive, aventurës, etj.

Ngjitja e kësaj maje nuk është shumë e vështirë dhe me të mbërritur në destinacion, mund të shijohet liqeni i Komanit në një tjetër këndvështrim.

Nga OraNews