27 Dhjetor 2022

Guvernatori i Bankes se Shqiperise Gent Sejko dhe kreu i SHISH Olian Kanushi kane zhvilluar kete te marte nje takim ne Kryeministri, me kreun e qeverise Edi Rama. 

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u pyet nga gazetarët gjatë deklaratës për vendimet e qeverisë, nëse kishte dijeni për këtë takim, nëse ai po kryhej pas sulmeve kibernetike ndaj dy bankave të nivelit të dytë në vend në ditët e fundit.

Peleshi tha se nuk kishte dijeni mbi takimin, por tha se nuk ka siguri 100% për asnjë institucion, as qeveritar as privat kur vjen fjala tek sulmet kibernetike.