Spartak Ngjela: – Shqipëria ende nuk po drejtohet nga patrotizmi shqiptar, por nga ish renegatet shqiptarë

26 Gusht 2026
Spartak Ngjela zbërthen prapaskenat e forta dhe nxjerr zbuluar lojën e Tiranës, ja si frika nga SHBA dhe faktorizimi i shqiptarëve ka trembur Edi Ramën
Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka zbërthyer prapaskenat e forta politike, duke nxjerrë zbuluar lojën e Tiranës zyrtare dhe frikën e saj nga mbështetja e SHBA-së. Sipas tij, Shqipëria ende nuk po drejtohet nga patriotizmi, por nga renegatë që nuk i bëjnë dot dëm vendit prej aleancës së thellë me Amerikën. Ai thekson se Shqipëria dhe Kosova funksionojnë si protektorat amerikan, ku gjithçka është e sigurt falë këtij raporti të ngushtë historik. Gjithsesi, avokati akuzon pasivitetin e qeverisë se po krijon pengesa serioze në zhvillimin integral të të dyja shteteve shqiptare.
Më tej, Ngjela pyet hapur se përse kryeministri Edi Rama heziton t’i ngrejë në një nivel më të lartë marrëdhëniet me Kosovën. Në fund, ai paralajmëron se ndonëse bota shqiptare është e mbrojtur, zhvillimi mbetet në dorë të kryeministrit dhe shqiptarët nuk mund të presin pa fund. “Duhet të kujtohemi se Shqipëria ende nuk po drejtohet nga patrotizmi shqiptar, por nga ish renegatet shqiptarë; të cilët sot nuk po kanë fuqi t’i bëjnë dot dëm historik Shqipërisë, sepse i tremb aleanca e thellë Shqipëri – Amerikë. Gjithsesi Shqipëria është protektorat amerikan dhe gjithçka sot është e sigurt në të dy shtetet shqiptare: edhe në Shqipëri dhe, edhe në Kosovë. Por na duhet të theksojmë që pasiviteti i qeverisë Rama në Tiranë ka krijuar një pengesë në zhvillimin integral të Shqipërisë dhe Kosovës.
Por gjithsesi këta renegatë asgjë nuk po bëjnë dot, sepse Shqipërinë dhe Kosovën e mban sot raporti i ngushtë historik që është vendosur midis shqiptarëve dhe politikës amerikane. Por gjithsesi duhet ta theksojmë se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nuk po pranon që t’i ngerë edhe më lart marrëdhëniet Shqipëri – Kosovë. Pse? Përse na duhet analiza e këtij fakti, sepse e gjithë bota shqiptare në Gadishullin tonë, tani është e mbrojtur, kurse zhvillimi është në kompetencë te kryeministrit Edi Rama. Dhe shqiptarët po presin, por nuk mund të presin pa fund”, shkruan avokat Spartak Ngjela.
Ngjela paralajmëron erën e re: Sllavët dështuan të bëjnë dëm, po vjen koha e Shqipërisë Etnike
Ndërkohë, në një reagim tjetër, avokati i njohur Spartak Ngjela deklaron se sot shqiptarët janë të faktorizuar në dy shtete dhe se përpjekja për Arbërinë Klasike po vazhdon e sigurt në aleancë me NATO-n dhe SHBA-në. Sipas tij, sllavët tashmë e kanë ulur sqepin dhe janë sulur të blejnë tradhtarë shqiptarë, por deri tani nuk kanë arritur të bëjnë asgjë.
Ai thekson se çdo tentativë e tyre ka dështuar përballë fuqizimit strategjik të faktorët shqiptar në rajon. Në mbyllje, avokati nëvizoi se kjo që po jetojmë është pashmangshmërisht koha e Shqipërisë Etnike. “Sot shqiptarët janë në dy shtete shqiptare, dhe lufta e përpjekja për Arbërinë Klasike po vazhdon, në Aleancë me NATO dhe USA. Kurse sllavët e kanë ulur sqepin, dhe janë sulur të blejnë tradhtarë shqiptarë. Por deri tani asgjë nuk kanë bërë dot. Asgjë. Sepse kjo tani dihet se është koha e Shqipërisë Etnike. E cila po vjen”, shprehet ai.
Avokati hap kartat e historisë: Nga Çamëria te Maqedonia e Veriut, drejt Arbërisë së Re me SHBA dhe NATO-n
Ndërkaq në një tjetër reagim të fortë, avokati Spartak Ngjela deklaron se serbët dhe grekët kanë shekuj që ndiejnë inferioritet ndaj shqiptarëve, të cilët tashmë i morën Kosovën e pushtuar Serbisë dhe krijuan dy shtete në Evropë. Ai shtron pyetjen për të ardhmen e Çamërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Epirit, duke paralajmëruar se kjo është Shqipëria Etnike dhe Arbëria e Re që po vjen pashmangshmërisht. Sipas tij, NATO dhe Amerika forcohen ndjeshëm me një faktor të tillë shqiptar, pasi Shqipëria dhe Kosova janë domosdoshmëri strategjike për politikën e SHBA-së në Gadishullin Ilirik, Evropë dhe Mesdhe. Në mbyllje, Ngjela udhëzon të gjithë me mesazhin e prerë: “Prisni dhe shikoni”. “Serbët dhe grekët kanë shekuj që ndiejnë inferioritet ndaj shqiptarëve. Shqiptarët serbëve ua morën Kosovën e pushtuar. Dhe tani janë dy shtete shqiptare në Evropë – Shqipëria dhe Kosova. Po Çamëria? Po Maqedonia e Veriut? Po Epiri i Veriut? Ja… Kjo është Shqipëria Etnike që po vjen. Kurse NATO dhe Amerika forcohen shumë me Shqipërinë Etnike Prandaj, edhe koha jonë po ecën drejt historisë së Arbërisë së Re. Aty do të shkojmë, të gjithë ne shqiptarët. Sepse dihet që Shqipëria dhe Kosova, si aleate të ngushta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë domosdoshmëri për NATO dhe për politikën USA, në Gadishullin Ilirik dhe në tërë Evropën; dhe, sidomos për Mesdheun. Prisni dhe Shikoni”, nënvizoi avokat Spartak Ngjela.
