18 Shtator 2025

Moderatorja e njohur, Albana Osmani, ka reaguar ashpër në rrjete sociale lidhur me projektligjin e ri të qeverisë për gjinitë.

Përmes një postimi në Instagram, Osmani thotë se projektligji i ri, që ka në fokus njohjen e më shumë se dy gjinive është shkelje e rregullave të natyrës dhe të bazave të familjes.

Nëse ky është kushti për t’u bërë pjesë e Europës, unë e refuzoj pa hezitim… Uroj të zgjohemi përpara se të vijë dita kur një prind të dëgjojë djalin e tij të thotë: “Që sot unë jam një gomar.” Apo identifikohem me “nje autobus”, thekson Osmani.

Moderatorja thotë se me projektligjin e gjinive, nënës dhe babait burimit të jetës, themeleve të familjes dhe vazhdimësisë së shoqërisë u hiqet çdo kuptim.

Osmani vazhdon shkrimin e saj, duke thënë se ndërkohë që shumë vende të zhvilluara po marrin masa të forta për të mbrojtur fëmijët e tyre dhe të ardhmen e shoqërisë, në vendin tonë këto ide po kalojnë si pa u vënë re, pa transparencë dhe  pa debat publik.

“Pyetja është: a e ka votuar ndokush këtë? A i është dhënë popullit fjala? Personalisht, jo vetëm që nuk do ta votoja, por kurrë nuk do ta pranoja”, shkruan mes të tjerash moderatorja.

Postimi i plotë

Nëse ky është kushti për t’u bërë pjesë e Europës, unë e refuzoj pa hezitim. 🚫

Nuk mund të pranoj një Europë ku fëmijët dhe të rinjtë tanë, nesër, do të shtyhen të identifikohen me diçka që nuk është pjesë e natyrës së tyre njerëzore apo më keq akoma, të shndërrohen në objekte talljeje që barazojnë veten me kafshë apo objekte.
Ky është një deformim i thelbit të qenies njerëzore dhe një axhendë e imponuar nga struktura që prej kohësh kanë humbur busullën morale, duke kërkuar të zgjerojnë rrjetin e tyre shkatërrimtar.

Në këtë skenar, nënës dhe babait burimit të jetës, themeleve të familjes dhe vazhdimësisë së shoqërisë u hiqet çdo kuptim.

Ndërkohë që shumë vende të zhvilluara po marrin masa të forta për të mbrojtur fëmijët e tyre dhe të ardhmen e shoqërisë, tek ne këto ide po kalojnë si pa u vënë re, pa transparencë, pa debat publik. Pyetja është: a e ka votuar ndokush këtë? A i është dhënë popullit fjala? Personalisht, jo vetëm që nuk do ta votoja, por kurrë nuk do ta pranoja.

Sot, kjo çështje paraqitet me ambalazh të bukur, si një “hap modernizues”, ndërkohë që në realitet barra bie mbi familjet tona, mbi fëmijët tanë, mbi të ardhmen e vendit.

Uroj të zgjohemi përpara se të vijë dita kur një prind të dëgjojë djalin e tij të thotë: “Që sot unë jam një gomar.” Apo identifikohem me “nje autobus” .

Nga Skënderbeu që mbrojti identitetin dhe lirinë e shqiptarëve, te Ismail Qemali, Isa Boletini, Hasan Prishtina e Luigj Gurakuqi që shpallën Pavarësinë, nuk luftuan dhe nuk sakrifikuan që Shqipëria të kthehej në absurditete, por që të mbetej e lirë, dinjitoze dhe e vërtetë ndaj vetvetes.

Rroftë Shqipëria e Shqiptarëve

NËNË DHE BABË FJALET ME TE BUKURA NE BOTE ME TE SHTRENJTA NE BOTE.