Skandal në Kuvend/ Bardhi publikon video: – Kryeministri gënjeupër çështjen e mbetjeve të rrezikshme

Edi Rama
4 Shkurt 2026
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
Nga mohimi i Edi Ramës në Parlament për mbetjet e rrezikshme tek 33 masat e sigurisë!
12 shtator 2024. Nga foltorja e Kuvendit paralajmërova për eksportin e mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria. Edi Rama i quajti pyetjet që nxirrnin përgjegjësitë e qeverisë së tij:
FANTAZI
SHPIFJE
ALUDIME PSIKOPATOLOGJIKE
Sot kemi 33 masa sigurie për kontrabandë të mbetjeve të rrezikshme, nga kompanitë private tek institucionet shtetërore. Pra, ishin fakte. Jo fantazi.
Ishin prova. Jo shpifje.
Ishte realitet. Jo aludim psikopatologjik.
Kjo nuk është hera e parë që Kryeministri bëhet avokat i një afere kriminale, duke mohuar problemin. Duke gënjyer hapur. Kështu ka mohuar çdo aferë të bashkëpunëtorëve të tij që sot janë në burg ose gati për burg. Dhe kur faktet flasin, Edi Rama hesht! Pastaj, teorinë e mollëve dhe dardhave që ato i hanë gjithmonë pas shpine, e dini të gjithë. Videoja e 12 shtatorit 2024 nuk ka nevojë për shumë komente!
