7 Shtator 2026
Sot (dt, 6 shtator), në orët e mesditës, mali i Tërbunit është përfshirë nga zjarri, i cili, i favorizuar nga erërat dhe kushtet e terrenit, po përhapet në sipërfaqe të konsiderueshme, duke rrezikuar dhe djegur sipërfaqe pyjore.

ZJARRI Katastrofik në TERBUN PUKË

Situata paraqitet alarmante, pasi terreni i vështirë malor e bën të vështirë ndërhyrjen dhe depërtimin e mjeteve zjarrfikëse në zonat e prekura.
Në terren vijojnë të jenë të angazhuara strukturat e Bashkisë Pukë, Shërbimi Zjarrfikës, strukturat e shërbimit pyjor dhe punonjës të shërbimeve, të cilët po punojnë për kufizimin dhe vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.

ZJARRI Katastrofik në TERBUN PUKË

Në këto momente të vështira, përtej angazhimit maksimal të strukturave përgjegjëse, bashkëpunimi i qytetarëve është i një rëndësie të veçantë.
Bashkia Pukë u bën apel banorëve, të rinjve dhe të gjithë qytetarëve që kanë vullnetin për të kontribuar, të bëhen pjesë e përpjekjes së përbashkët për mbrojtjen e pyjeve dhe pasurisë sonë natyrore.
🤝 Vullnetarizmi dhe solidariteti qytetar janë të domosdoshëm në këtë situatë. Çdo qytetar që dëshiron të kontribuojë, të bashkëpunojë me strukturat në terren dhe të ndihmojë në përpjekjet për mbrojtjen e pyjeve, është i mirëpritur të vihet në kontakt me strukturat përgjegjëse të Bashkisë.
⚠️ Ndërhyrja e qytetarëve duhet të bëhet vetëm në koordinim me strukturat profesionale dhe sipas udhëzimeve të tyre, duke shmangur çdo rrezik për jetën dhe sigurinë.

ZJARRI Katastrofik në TERBUN PUKË

🌲 Tërbuni është pasuri e Pukës, e jona të gjithëve. Në një moment kur flakët po kërcënojnë pyjet tona, le të bashkohemi me përgjegjësi, solidaritet dhe vullnet për ta mbrojtur këtë pasuri të jashtëzakonshme.
Sot më shumë se kurrë, Puka ka nevojë për bashkëpunimin e të gjithëve.
Ta mbrojmë së bashku Tërbunin. Të mbrojmë pyjet tona!