
Simboli @, nga tregtia e lashtë te mënyra se si ne krijojmë identitetin online

11 Tetor 2025
Simboli @, i njohur sot si “et” në shqip, ka një histori që shkon mijëra vjet pas Krishtit, duke kaluar nga tregtia në Mesdhe te interneti modern.
Origjina e këtij simboli lidhet me amforat, enë prej balte të përdorura për ruajtjen e verës, ullirit dhe drithërave. Tregtarët në shekujt 15-të dhe 16-të përdornin @ për të shënuar sasinë e amforave në letra dhe dokumente tregtare.
Një shembull i hershëm është letra e 4 majit 1536, ku tregtari Francesco Lapi shënon çmimin e verës me @ për amforën.
Gjatë shekullit të 19-të, shkronjat e makinës së shkrimit e bënë @ pjesë të standardit të administratës dhe kontabilitetit. Kur kompjuterët dhe interneti u shpikën, simboli u përdor për të ndarë emrin e përdoruesit nga rrjeti, falë Ray Tomlinson, që në 1971-in dërgoi email-in e parë duke përdorur @.
Por ndikimi i tij shkon përtej teknologjisë.
Në shumë gjuhë, @ ka marrë emra dhe interpretime unike: italianët e shohin si “chiocciola” (breshkë), çekët e quajnë “zavináč” (spirale), rusët si “sobaka” (qen) dhe holandezët si “apenstaartje” (bishti i majmunit). Në Spanjë dhe Portugali, lidhej me një njësi matjeje, por sot përdoret edhe për të cilësuar një formë gjinore neutrale.
Përtej emrave, @ ka ndryshuar mënyrën se si ndërtojmë identitetin tonë online. Si pjesë e username-ve, simboli detyron përdoruesin të krijojë një identitet unik dhe pa hapësira, duke u bërë pjesë e pandashme e mënyrës si ekspozohemi në rrjetet sociale.
Nga tregtarët e Mesdheut te miliona përdorues online, @ vazhdon të jetë një urë kulturore, gjuhësore dhe teknologjike, simbol i lidhjes, identitetit dhe historisë njerëzore.
tvklan.al