1 Janar 2024

Shqiptarët dyfishuan përdorimin e internetit në natën e fundit te vitit, 76% rritje të vizitorëve të huaj që përdorën shërbimet roaming në momentin e ndërrimit të viteve.

Teksa ora shënonte 00:00 në mesnatën e ndërrimit të viteve shqiptatët kanë zgjedhur të ndajnë gjithmonë e më shumë gëzimin dhe urimet me të dashurit e tyre përmes telefonit apo medias sociale, tashmë një pjesë e rëndësishme e jetës tonë.

ONE Albania, operatori celular që i shëben një në dy abonentëve në vend, ndau në orët e para të vitit 2024 të dhënat sesi komunikuan shqiptarët në ndërrimin e viteve.

Sipas të dhënave të One Albania shqiptarët zgjodhën internetin për të komunikuar me të afërmit apo në median sociale, duke rritur përdorimin e shërbimeve “data”me 106% apo dyfishuar përdorimin e të dhënave në krahasim më një vit më parë. Telefonatat ishin më pak të preferuara, por gjithsesi  pësuan një rritje të lehtë prej 5%, rahasuar me të njëjtë periudhë të vitit të shkuar.

Krahasuar me një ditë të zakonshme në dhjetor, rrjeti i One Albania menaxhoi një rritje të jashtëzakonshme prej 31% në trafikun zanor më 31 dhjetor 2023. E thënë më thjesht: Plot 10,4 milionë telefonata u kryen në mënyrë të përsosur.

Urimet e mesnatës i bënë plot 1.29 milionë përdorues, duke shënuar një rritje prej 16,000 përdoruesish nga viti i kaluar. Kështu, One Albania siguroi që çdo abonent të ndjente dhe ndante gëzimin e këtij ndërrimi vitesh.

Rrjeti i One Albania luajti një rol të rol të rëndësishëm edhe për të huajt turstët apo emigrantët që vizituan të afërmit në ndërrimin e viteve. Komunikimi roaming i vizitorëve në vendin tonë shënoi një rritje të pabesueshme prej 76% nga viti i kaluar. Plot 148,000 vizitorë nga 83,400 që numëroheshin një vit më pare përdorën shërbimet roaming në rrjetin e One Albania.

Drejtori i Përgjithshëm për Teknologjinë i One Albania, Z. Ilir Duka shprehet entuziast për këto arritje duke falenderuar fillimisht ekipin Teknik, të cilët qëndruan në lartësinë e punës, teksa të gjithë festonin.

Gëzuar 2024

I gjithë ekipi tregoi përkushtimin dhe ekspertizën e tij, duke siguruar një përvojë të qetë komunikimi për përdoruesit tanë dhe shifrat janë treguesi më i mirë. Këto të dhëna na frymëzojnë të vazhdojmë misionin tonë për një shërbim të cilësisë më të lartë teknologjik dhe dedikim ndaj nevojave të abonentëve tanë” – shprehet Z. Duka

Rrjeti One Albania menaxhoi me efikasitet një rritje të paprecedentë të komunikimeve zanore dhe “data”. Si një materializim i premtimeve dhe kapaciteteve të tij teknologjik, rrjeti i One Albania arriti të akomodojë të gjitha nevojat për komunikim të klientëve teksa telefononin apo dërgonin mesazhe të dashurve të tyre, brenda vendit dhe jashtë tij, duke na dhënë shifra të qarta të forces dhe kapacitetit të shtuar që rrjeti dhe shërbimet One Albania kanë në tregun vendas.

Ky vit i ri premton shumë dhe këto shifra nga One Albania tregojnë se do jetë i mbushur me risi dhe kërkesa gjithnjë e në rritje për komunikim.

Gazeta Panorama