17 Maji 2026

Në bazë të të dhënave të fundit meteorologjike, moti i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu do të mbetet i pranishëm me ndërprerje përgjatë pjesës më të madhe të javës së ardhshme.

Megjithatë, situata pritet të përmirësohet ndjeshëm drejt fundit të muajit. Më poshtë është një pasqyrë e asaj që pritet për ditët në vijim:

Java në vijim (18 – 24 Maj)

Ditët më të ngarkuara me rrebeshe dhe reshje të karakterit lokal pritet të jenë e marta (19 maj), si dhe periudha nga e premta në të shtunë (22 – 23 maj), ku mundësia për shi shkon deri në 65%-70%.

E hëna (18 maj) dhe e enjtja (21 maj) do të kenë kryesisht alternime vranësirash dhe kthjellimesh, me mundësi shumë të ulët për ndonjë rrebesh të izoluar. E mërkura (20 maj) parashikohet plotësisht me diell dhe e ngrohtë.

Fundi i muajit (25 – 31 Maj)

Pas datës 25 maj, masat ajrore do të stabilizohen gradualisht. Ndonëse fillimi i javës së fundit (25-26 maj) mund të sjellë ende ndonjë shi të lehtë dhe kalimtar, duke filluar nga e mërkura, 27 maj, parashikohet kthim i plotë i diellit, stabilizim i motit dhe rritje e temperaturave që do të kapërcejnë vlerën 24°C, duke i hapur rrugë zyrtarisht sezonit të ngrohtë.