8 Nentor 2023

Shqiptaro-palestinezi, Ahmed Jaber në një intervistë për emisionin “Ora e Betit” në Ora News rrëfeu se familja e tij ndodhet në Gaza dhe se komunimimi me to është i vështirë sepse interneti është shumë i dobët.

Gjitashtu Jaber tregoi edhe historitë rrënqethëse nga Gaza ku një fëmijë i ka thënë mamit të tij se kur do vijë bomba që të vdesim pasi nuk po duronte më pa ujë e bukë.

“Para se të fillonte lufta erdha për të takuar tezen këtu. Para se të fillonte rrëmuja, familja ishte këtu. Filloi rrëmuja dhe ngeli familja atje. Kam 2 vëllezër, mamin e babin.

Para 4 ditëve kam komunikuar me familjen. Ne komunikojmë me mesazhe se interneti është shumë i dobët. Pra tre ditësh i kam shkruajtur si jeni dhe mesazhi akoma si ka mbërritur. Nuk ka as ushqim as ujë. Në Gaza nuk po i gjejnë. Kam shokët e mi gazetar në Gaza.

Një fëmij i vogël i ka thënë mamit që kur do na vijë bomba që të vdesim, pasi nuk ka ujë e bukë. Është dëmtuar shtëpia jonë”, tha ndër të tjera Jaber.

Nga OraNews