12 Gusht 2026

Agjencia e madhe ndërkombëtare e lajmeve, REUTERS, publikoi disa pamje që tregojnë Shqipërinë mesjetare të Edi Ramës.

Në këto pamje tregohet se si një çift në Krujë po i lufton zjarret e egra me degë pemësh.

Shaban Hasani thotë se po luftojnë për të mbrojtur shtëpitë.

“Nuk e di se si nisi zjarri, por po digjet tani. Dhe ne kemi dalë për të mbrojtur shtëpitë tona sepse janë të kërcënuara,” thotë ai

Kurse Hanka Hasani shprehet e dëshpëruar për gjendjen e bagëtive.

“Ne kemi 50 dele dhe 10 lopë. Ato kanë nevojë për ushqim gjatë dimrit. Nëse do kemi para, do blejmë ca sanë. Nëse nuk do kemi, çfarë të bëjmë?” thotë ajo.