Shqiperia kosh mbetjesh te rrezikshme ne treg. Alarm për një produkt me perime të ngrira të prodhuar në Itali

22 Korrik 2026
Në momentin e njoftimit për tërheqje, e gjithë sasia ishte shitur.
Autoritetet europiane kanë lëshuar një alarm për sigurinë ushqimore lidhur me një produkt perimesh të ngrira të prodhuar në Itali. Bëhet fjalë për produktin e ngrirë “MINESTRONE 16 Verdure” me peshë 750 gram, me numër loti L03DK si dhe datë skadence 30 qershor 2028.
Autoritetet kanë urdhëruar tërheqjen nga tregu pasi një konsumator raportoi praninë e një trupi të huaj brenda paketimit. Pas denoncimit, Sistemi Europian i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin e Kafshëve (RASFF), e klasifikoi rastin si rrezik serioz për shëndetin.

Në Shqipëri, produkti është importuar më 14 maj 2026 nga “PRONATYRA TREG” dhe është shpërndarë në dy pika shitjeje në Tiranë. Në momentin e njoftimit për tërheqje, e gjithë sasia ishte shitur.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë blerë këtë produkt të mos e konsumojnë, por ta kthejnë në pikën ku e kanë blerë.
