19 Tetor 2022

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar pak pas mesnate në zonën e Bllokut në Tiranë.

Sipas dëshmive të para, shpërthimi ka ndodhur në rrugën Sami Frashëri, pranë minibashkisë, në afërsi të Sheshit Uillson.

Forca të policisë kanë mbërritur në vendngjarje. Dyshohet se objektiv ka qenë një dyqan i zonës, nuk raportohet për viktima.

Godina ku dyshohet se ndodhi shpërthimi
Policia ndodhet në vendngjarje

i.b. / dita