Protesta ne Rusi

Shpërthejnë protestat në Rusi kundër luftës në Ukrainë.  Protesta jane organizuar në 40 qytete. – Mbi 600 të arrestuar

24 SHKURT 2022

Policia ruse ka arrestuar më shumë se 650 persona në protestat kundër luftës të mbajtura në qytete në të gjithë vendin. Demonstratat ishin organizuar në 40 vende të ndryshme, duke përfshirë në kryeqytet, Moskë.

Policia ruse  u kërkon protestuesve të largohen nga Sheshi Pushkinskaya në Moskë, duke thënë me altoparlantë se protesta është e paautorizuar.

Protesta ne Rusi

Autoritetet ruse të enjten paralajmëruan qytetarët se pjesëmarrja në protestat kundër luftës mund të çojë në ndjekje penale dhe akuza penale.

Nderkohe një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes së Rusisë thotë se ushtria e vendit ka arritur qëllimet që kishte vendosur për ditën e parë të pushtimit të Ukrainës. “Të gjitha detyrat që iu caktuan grupeve të trupave të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse për atë ditë u kryen me sukses,” tha Igor Konashenkov.

Protesta ne Rusi

Gazeta Sot