Shijojeni fundjavën se moti prishet javën që vjen!

28 Gusht 2020

Edhe kjo fundjavë e fundit e gushtit do të jetë e nxehtë, ashtu si pjesa më e madhe e muajit. Prandaj shijojeni, sidomos ju që jeni në plazh. Me ardhjen e shtatorit do të prishet edhe moti.

Parashikohet që më 1 shtator temperaturat do të bien me 6 gradë në vlerat maksimale dhe 4 në ato minimale. E mërkura do të jetë me shi, ndërsa të enjten përmirësohet moti, për t’ia lënë vendin më pas shtrëngatave të premten dhe të shtunën.

Ndaj shijojeni mirë këtë fundjavë!/

K.C/dritare.net