6 Shtaator 2026

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, ka lëshuar një paralajmërim të fortë për zhvillime dramatike politike që pritet të tronditin vendin së shpejti. Sipas tij, pas datës 15 shtator situata politike në Shqipëri nuk do të jetë më e njëjta dhe kryeministri Edi Rama nuk do të gjejë më qetësi.

Prençi deklaroi se nga fillimi i muajit tetor pritet një shkatërrim total i qeverisë aktuale, si pasojë e kontradiktave të brendshme dhe zhvillimeve të shpejta. Ai theksoi se përpjekjet e Ramës për të kuruar imazhin e kabinetit apo për të kërkuar ndryshim qasjeje nga deputetët nuk do të kenë më kohë të realizohen. Ish-zyrtari i lartë bëri me dije se skena politike po shkon drejt krijimit të një qeverie tranzitore, e përbërë nga figura atdhedashëse në shërbim të vendit.

Kjo strukturë e re pritet t’u japë mundësi shqiptarëve të shkojnë drejt zgjedhjeve të parakohshme, çka shpjegon edhe fillimin e hershëm të fushatës nga ana e kryeministrit. Duke analizuar dështimet e politikës bipolare që ka shkatërruar demokracinë, Prençi nëvizoi se qytetarët janë lodhur nga mashtrimet dhe kërkojnë një transformim rrënjësor.

Ai hodhi poshtë skepticizmin e krijuar nga rënia e pjesëmarrjes në protestat e gushtit, duke paralajmëruar ngjarje shumë të çuditshme në bulevard. Gjithashtu, sipas tij, përpjekjet e Ramës për të bërë mezipatrim apo riciklim emrash në ministri nuk do të pranohen më nga publiku. Në përfundim, ai garantoi se vjeshta do të sjellë përmbysjen e platformës qeverisëse dhe hapjen e një kapitulli të ri politik për Shqipërinë. “Për një gjuhë pozitiviste, shqiptarët janë lodhur, ngaqë nuk plotëson kriteret se s’dinë t’i mashtrojnë shqiptarët. Po, do të jetë një politikë, do të jetë një… unë jam kundër.

Do të jetë një politikë ndryshe, do të jetë një politikë, do të jetë një politikë ndryshe. Tashmë do të kemi të bëjmë, Iliriana, me njerëz atdhedashës, të cilët do të vijnë në shërbim të Shqipërisë. Dhe unë besoj fort, unë besoj fort që do të ketë një qeveri tranzitore, një qeveri që do t’u japë mundësi shqiptarëve për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Dhe ndoshta Rama prandaj ka filluar edhe fushatën, sepse zhvillimet që do të vijnë gjatë muajve në vazhdim… mund të kemi, po themi, dy palët e zgjedhjeve së bashku. Dhe unë, unë mendoj pak ndryshe, po shkurt, pse? Sepse nuk i bëri ndryshimet, e ke parashikuar.

Sandri e preku pak që shqiptarët kanë vuajtur nga politika bipolare, e cila është shfaqur në dy pamje të ndryshme. Është shfaqur agresive kundër njëra-tjetrës, sa për t’u dhënë shpresë shqiptarëve, por në krahun tjetër, nën rrogoz, politika bipolare ka bashkëpunuar gjithmonë për të goditur dhe për të shkatërruar demokracinë. Unë mendoj që platforma e paraqitur nga kryeministri i Shqipërisë nuk do të ketë kohë për t’u realizuar.

Pse? Sepse të dhënat flasin… Jo, ta shikojmë. Mund të ketë revolucion flamingos, po s’e di. Të dhënat janë që – atë e dinë shqiptarët – të dhënat janë që pas mesit të shtatorit situata nuk do të jetë kjo që është sot. Ekzakt. Nuk do të jetë ajo skeptikja që dikush, duke e krahasuar me protestën e datës 20 qershor që arriti kulmin me 250.000 shqiptarë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe në temperaturat 43° dhe 41 gradë të gushtit, mbetën 5.000 apo 3.000, dhe ata filluan ta paraqesin me dronë dhe me mjete të tjera si të degraduar dhe të dështuar.

Por besoj që pas datës 15 shtator kryeministri nuk do të ketë kohë më t’u thotë deputetëve ‘mos ndërhyni për emërime’ apo ‘qasuni ndryshe për empati’, si ajo e kryeministrit sot para qeverisë. Por do të ketë zhvillime shumë të çuditshme dhe shumë të shpejta. Po, do të shohim se do të kemi mundësi të analizojmë për ministrant… Ministrat nuk do të kenë ndryshime tani, po, por besoj që fillimi i tetorit do të ketë një shkatërrim total të qeverisë shqiptare. Do të mundohet ta kurojë, do të mundohet… Ka të dhëna që do të mundohet ta kurojë Rama për shkak të kontradiktave të brendshme”, deklaroi Prençi në një media.