
SHBA luftë pa kompromis të korruptuarve, ja pse u zgjat vendimi i Biden që shpalli “non-grata” hajdutët e Ballkanit…
30 Qershor 2025
Rikthimi i Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë nuk është thjesht një ndryshim administrativ, por një “cunam” politik që ka filluar të shkundë themelet e korrupsionit në Ballkan. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën drejtimin e dy presidentëve Joe Biden dhe tani Donald Trump, kanë vendosur të mos tërhiqen asnjë milimetër nga strategjia për të nxjerrë jashtë loje figurat më të errëta të rajonit, duke përfshirë edhe liderët kryesorë të Shqipërisë dhe Serbisë. Presidenti Trump, me firmën e tij të freskët, ka përforcuar dekretin ekzekutiv për ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar në Ballkan. Ky vendim i shkatërron përfundimisht iluzionet e Sali Berishës për rikthim dhe shpresat për heqjen e “non-gratës”. Pavarësisht lobimeve të dëshpëruara në rrethin konservator amerikan, Trump ka thënë “JO” pa ekuivok, teksa Berisha mbetet i padëshiruar, një vendim i ftohtë, i prerë dhe i pandryshueshëm. Por në skenë nuk është vetëm Berisha. Era e ndëshkimit po fryn fort drejt kryeministrit Edi Rama. Sipas burimeve të fuqishme nga Uashingtoni, Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka rihapur zyrtarisht dosjen “McGonigal” dhe hetimet ndaj Ramës janë në kulm. Ai përmendet 14 herë në një çështje që lidhet me korrupsion, spiunazh dhe lidhje me kompani ruse. Rreziku është real dhe më pranë se kurrë, madje qarkullojnë zëra se shpallja “non-grata” për Edi Ramën po përgatitet pas kuintave të Departamentit të Shtetit.
Nga Hagë në Vatikan, përbuzja diplomatike e përbotshme
Goditjen më të freskët kryeministri shqiptar e mori në Holandë javën që shkoi. Konkretisht në Hagë, në samitin historik të NATO-s, Edi Rama përjetoi një përçmim të pazakontë: nuk iu lejua as të afrohej pranë presidentit Trump. Thuhet se bodigardët e Trump kishin marrë urdhër të prerë që Rama të mos kishte as kontakt vizual me Presidentin e SHBA-ve. Nëse dikur ai shpresonte të bënte një foto të artë për imazhin e tij, sot është kthyer në një figurë të padëshiruar, një kukull e Sorosit, sipas zyrtarëve republikanë. I njëjti përçmim ndodhi në Mynih në muajin shkurt të këtij viti, ku Rama kërkoi me ngulm të ishte pjesë e darkës elitare me JD Vance dhe sekretarin Marco Rubio. Por Susan Wiles, shefja e kabinetit të Trump, ndërhyri personalisht për të bllokuar çdo mundësi për Ramën. Njësoj si presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili u largua nga SHBA pas ndalimit për të hyrë në Mar-a-Lago në Florida, edhe Rama është nën izolim diplomatik. Por këto telashe nuk janë të vetmet, sepse situata u përkeqësua me një goditje të fortë për Ramën, këtë herë nga selia e shenjtë e Vatikanit. Në një nga ngjarjet më të rëndësishme të këtij viti, varrimi i Papa Françeskut, Rama nuk mori ftesë zyrtare. Ndërsa qindra liderë botërorë ishin të pranishëm, përfshirë Viktor Orbanin dhe përfaqësues amerikanë, Rama qëndroi jashtë portave të Vatikanit. Dy ministra të tij morën pjesë, por jo ai. Arsyeja? Kjo nuk është më diplomaci, është një gjyq politik ndërkombëtar ndaj një lideri që shihet si i pabesueshëm dhe i dëmshëm. Nëse më parë Shqipëria përfaqësohej nga një udhëheqës që pretendonte reformën, sot është përfaqësuar nga një figurë që po izolohet nga bota. Dhe me Trump në krye, dhe vendimi i fundit i firmosur prej tij në sfond si garant i vijës antikorrupsion, për Ramën dhe Vuçiç po afron ora zero.
Mesazhi
Megjithatë e gjithë kjo panoramë tregon qartë se, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç nuk janë më liderë sovranë, pasi ata janë kthyer në kukulla të Sorosit, të përdorur për agjendat personale të një rrjeti që për dekada ka minuar demokracinë në Ballkan. Në vend që të jenë burra shteti të kombit të tyre, ata kanë zgjedhur të jenë ushtarë të bindur të një ideologjie të huaj, që financon kaosin, manipulon drejtësinë dhe blen pushtet me para të errëta. Refuzimi i Presidentit Donald Trump për t’i takuar nuk është çështje protokolli, është një akt i qëllimshëm përçmimi dhe izolimi. Ndërkohë presidenti i SHBA-së, po jep një mesazh të qartë, se, nuk ka vend për kukulla të Sorosit në skenën botërore. Takimi i pamundur me Trump është simboli i rënies së tyre, një sinjal alarmi për fundin e një epoke të ndyrë politike. Pra Rama dhe Vuçiç sot janë në buzë të greminës. Amerika e re, e drejtuar nga njerëz të vendosur të pastrojnë rajonin nga korrupsioni, po u jep goditjen përfundimtare hajdutëve të Ballkanit dhe veglave të Xhorxh e Aleks Soros, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç. Diktati i Sorosit po shembet, dhe me të, edhe veglat e tij më të përdorura në Ballkan. Thënë troç historia ka nisur të shkruhet ndryshe dhe ajo nuk ka më vend për ata që shiten për pushtet.
Nga Gazeta Sot