7 Maji 2025

… Edi Rama përsërit disa herë në fushatë thirrjen qytetarëve që nuk do të votojnë për Partinë Socialiste, të mos shkojnë fare në votime.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një mesazh të fuqishëm për qytetarët shqiptarë, duke theksuar rëndësinë e votës dhe të drejtës për të marrë vendime të pavarura.

“Mos lejo të tjerët të flasin për ty. Vota jote është vetëm e jotja. Voto pa frikë,” është mesazhi që Ambasada i ka dërguar qytetarëve, duke i inkurajuar ata të shprehin preferencat e tyre pa presion dhe pa frikë nga ndikime të jashtme.

Mesazhi i SHBA-së  i shkruar e zeza në të bardhë është një ‘shuplakë’ për kryeministrin, Edi Rama njëkohësisht kreu i PS-së që në një akt të paprecedentë për një lider të një vendi europian, përsërit disa herë në fushatë thirrjen qytetarëve që nuk do të votojnë për Partinë Socialiste, të mos shkojnë fare në votime. Kjo thirrje nuk është thjesht antidemokratike – është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj të drejtës për të zgjedhur dhe për të ndëshkuar qeverinë përmes votës.

Jo vetëm kaq PD ka denoncuar se grupet kriminale janë angazhuar me PS-në për të blerë votat dhe deformuar vullnetin e qytetarëve.

Mesazhi i SHBA është u qartë: Duhet respektuar vullneti i çdo qytetar.

E në kuadër të një përpjekjeje për të garantuar që procesi i zgjedhjeve të jetë i drejtë dhe i lirë, ambasada Amerikane rikujton rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin zgjedhor si një element kyç për forcimin e demokracisë dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.